73-vjeçari Ylli Shakaj ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar.
Mësohet se Shakaj, pronar i këtij aktiviteti, ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme, kur për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë.
Në vendngjarje pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë, ndërsa vijojnë ndërhyrjet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet.
Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
