Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Mësohet se Kryemadhi, në zbatim të masës së caktuar ndaj saj nga SPAK, ka njoftuar gazetarët për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrit të saj.
“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh? E prandaj jam pak kështu…”, tha ajo para gazetarëve.
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Përmes një postimi në rrjetin socila Facebook, Meta shkruan se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në orën 12:00, në Çepan të Skraparit.
Meta shkruan se familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë.
“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,
Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.
Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.
Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim”, shkruan Meta
