Pas aksidentit të regjistruar në fshatin Pjezë, Shijak, te ‘Arena Karting Albania’, një 40-vjeçar është arrestuar. Në pranga ka rënë F. . A., banues në Tiranë, i cili ishte shoferi i makinës me të cilën u përplas dje 39-vjeçari A.M.
Dy personat po bënin gara me makina në ‘Arena Karting Albania’ ku janë përplasur me njëri tjetrin, e për pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre.
“Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.