Tre vajza, mes tyre dhe një 15 vjeçare ka parë konfliktin e ndodhur nën efektin e kokainës dhe që ka përfunduar në vrasjen e Luljeta Prezës.

Bëjmë me dije se trupi i pajetë i 32-vjeçares u gjet poshtë urës së Dajlanit paraditen e 2 gushtit 2023.

Gjatë pasdites së djeshme policia mori  në pyetje mbi 25 persona të cilët kishin njohje me viktimën si dhe me personat që ajo qëndronte më shumë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë siguruar dëshmi të cilat janë marrë me regjistrim me kamera dhe që vërtetojnë se Aldo Brahimi  dhe Ylli Grabovari janë autorësinë e krimit. 

Gjithashtu gjatë hetimeve do të realizohen dhe analizat biologjike dhe daktiloskopike.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 01:00 të 2 gushtit 2023 poshtë urës së Dajlanit, aty dhe ku Luljeta Preza u gjet e pajetë disa orë më pas rreth orës 10:35 të po kësaj dite.