Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me vdekjen tragjike të një 50-vjeçareje në vlorë.
Ngjarja ndodhi në bulevardin “Ismail Qemali” të qytetit bregdetar, ku gruaja u rrëzua si pasojë e erës së fortë. Fatale rezultoi përplasja e kokës në një nga bordurat e rrugës dhe gruaja ndërroi jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

