SPAK ka kërkuar dje kontrolle në Burgu i Durrësit për aparate telefonikë, duke përfshirë edhe qelitë e ish-ministrit Ilir Beqaj, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Aurel Zarka.
Kërkesa e prokurorëve të posaçëm drejtuar policisë së burgjeve erdhi pas tensioneve në gjykimin administrativ, ku kryebashkiaku Veliaj hodhi akuza për mënyrën e emërimit në detyrë të njërit nga prokurorët e çështjes.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar edhe listën e takimeve të personave që Veliaj ka pasur.
