Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kallëzuar “Nesti Angonin” dhe “Nasta Pëllumbin”, të cilët i quan si kallëzuesit e tij inekzistent.
Veliaj kërkon hetimin e dokumentit që shërbeu si bazë për nisjen e procedimit penal ndaj tij.
Sipas Veliajt “vetëm kallëzimet që përmbushin kriteret formale dhe procedurale mund të regjistrohen si të tilla”, duke shtuar se ai i bërë në emrin e tij nuk i përmbush këto kritere.
“Kërkoj regjistrimin e procedimit penal për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal si dhe çdo vepër tjetër relevante që del gjatë hetimit. identifikimin e autorit real që ka hartuar dhe nënshkruar dokumentin “Të dhëna për SPAK””, i kërkon Veliaj Prokurorisë./TCH
