veliajNë një kohë që pjesa më e madhe e qytetarëve ishte duke kaluar me të afërmit e tyre mbrëmjen e Vitit të Ri, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën e fundvitit ta kalonte me punonjësit e zjarrfikësve të cilët, pavarësisht festave, janë gjithmonë në gatishmëri në shërbim të qytetarëve për  çdo emergjencë.


Siç mund të shihet edhe nga fotot e publikuara në Facebook-un e tij, kreu i bashkisë preferoi që të trokasë gotat me heronjtë e heshtur të qytetit, të cilët shpëtojnë gjatë gjithë vitit jetë, duke rrezikuar edhe veten. “Gëzuar nga ekipi fantastik i zjarrfikësve të Tiranës, gatishmëri dhe sot për qytetin tonë!”, shkruan Veliaj në postimin  e tij.


Gjatë kësaj darke, Veliaj siguroi punonjësit e shërbimit zjarrfikës për më shumë siguri dhe kushte më të mira pune. Ai falënderoi gjithashtu punonjësit e zjarrfikësve të qytetit të Tiranës për punën e bërë gjatë këtij viti.


1 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)