Hyrja e kryeministrit Edi Rama në sallën ku po mbahet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste është pritur me duartrokitje të zgjatura nga pjesëmarrësit.
Deputetë, kryebashkiakë, drejtorë institucionesh dhe përfaqësues të tjerë socialistë janë ngritur në këmbë për të përshëndetur kreun e qeverisë, duke i rezervuar një pritje entuziaste.
Mes atyre që u ngritën për të duartrokitur Ramën ishin edhe ministrat e kabinetit qeveritar, të cilët ndodheshin të ulur në rreshtin e parë të sallës.
Kjo atmosferë vjen në një kohë kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar nga anëtarët e Asamblesë votimin e një mocioni mosbesimi ndaj Edi Ramës, duke vënë në diskutim drejtimin e tij në krye të Partisë Socialiste.
