Seanca e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e ankimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur sot. Veliaj ka paraqitur mbrojtësit e tij ligjorë në fillim të seancës, kur është pyetur nga kryesuesja e seancës. Që në nisje të seancës, kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj ka deklaruar se seanca do të jetë publike.
Sipas pamjeve të publikuara, Veliaj ka mbërritur në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurie dhe shoqërohet nga disa efektivë të policisë, të cilët e ndihmojnë gjatë procesit gjyqësor. Atmosfera është mbajtur e tensionuar, ndërsa publiku ka ndjekur nga afër zhvillimet e kësaj seance të rëndësishme për të ardhmen politike të Tiranës.
Përfaqësuesit ligjorë të Presidencës kërkojnë shpalljen e moskompetencës së Kushtetueses për ankimimin e Veliajt
“Kemi kërkuar që të merret në shqyrtim kërkesa për shfuqizim të dekretit dhe të deklaronit moskompetencën. Zgjedhjet në Tiranë u shpenzuan dhe të kthehet kushtetueshmëri a e dekretit. Ne po ju paraqesim kërkesën, që të anuloni shfuqizim e dekretit 350, si hap që duhet t’i paraprijë kësaj kërkese.”, tha përfaqësuesja e Presidencës.
