Avokati i popullit ka nisur verifikimet për mënyrën si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e klinikës private, ku ju nënshtrua analizave.
Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se pas deklaratave publike të Veliajt, për trajtim jo te drejtë, Komisioneri për parandalimin e Torturës Ahmet Prençi ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin.
Vetë avokatët e Veliajt thanë përpara disa ditësh se: “Kjo vizitë pasi i është refuzuar disa herë, dhe pasi ju miratua është shoqërua me një prani të jashtëzakonshme sigurie prej rreth 30 efektivësh policie dhe hetues të BKH-së, disa prej të cilëve ishin të pranishëm edhe brenda sallës së ekzaminimit, masa të papërshtatshme dhe të pajustifikuara për një person si zoti Veliaj dhe në shkelje të çdo protokolli mjekësor”.