Kreu i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani ka folur për mediat para mbledhjes së Këshillit Bashkiak, për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Shabani deklaroi se Erion Velaj nuk do të jetë i pranishëm, duke shtuar se nuk u arrit dakordësi për të votuar për praninë e tij. Sipas Shabanit, rol në këtë vendimmarrje kishte dhe prokuroria.
“Veliaj që prej 10 shkurtit është në burg. Ligji është i qartë që pas 3 muajsh mosprani, ai shkarkohet. Një orë debat është bërë se nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës. Sot iu erdhën mëndët anëtarëve të PS-së dhe po votojnë për kërkesat tona. Nuk kishte argumente, por nuk u pranua që Veliaj të vinte sot në sallën e Këshillit Bashkiak. Por rolin kryesor e ka Prokuroria”-, tha ai.