Analisti Martin Leka komentoi qeverinë e re, për të cilën tha se surpriza në kabinetin e ri qeveritar, ishte Erion Veliaj. Sipas analistit Leka, tashmë “u varros” politikisht, megjithëse shtoi se mbetet për t’u parë në vijim se si do të vijojë situata.
“Surpriza më e madhe është Erion Veliaj që sot më vjen keq ta them, por “u varros” politikisht, po do të shohim më tej se si do të procedojë. Ndërsa ministri digjitale është tjetër gjë…Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, ‘lajm botëror’”, tha Leka.
Më tej theksoi se për herë të parë është një grua ministre e Brendshme dhe kjo tregon sipas tij arritje dhe përparësi.