Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që do zhvillohen në disa bashki të vendit.

Teksa u ndal tek irana, Berisha ka hedhur poshtë zërat se opozita do të bojkotojë procesin elektoral, duke shtuar se tashëm i ka gati disa kandidatë. Nga ana tjetër, ish-kryeministri përsëriti thirrjen që Erion Veliaj të lejohet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, pasi është një e drejtë që i takon.

“Kërkojmë që Veliaj të lejohet të flasë para këshillit bashkiak. Këshilltarët tanë kanë përsëritur votën për shkarkimin e tij. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, ta lërë të flasë atë. Është e drejtë që nuk mund t’i mohohet.

PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer ju garantoj se PD ka kandidatë të pakrahasueshme me korbën e korrupsionit. Nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emrat, por siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e kovidi.

PD do bëjë përpjekje për të hyrë me koalicion. Do përpiqemi të biem në ujdi me partitë opozitare, me ato që ndihen. Aty debati do jetë për kandidatura. Ne nuk themi ‘ose kandidatura jonë, ose nuk ka koalicion me ne’. Secili është i vetëdijshëm që zë kryesor do jetë PD-ja.”-u shpreh Berisha.