Veliaj ne Kombinat per degjesen publike mbi PPV (3)Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim sot me banorët e Kombinatit. Ai ka diskutuar me banorët planin e përgjithshëm vendor. Veliaj u shpreh se çdo ditë Bashkia ka bërë një punë konkrete.


“Një nga arsye pse Tirana ndihet qytet është se përveç vendeve të punës  ka edhe ambiente që argëtohen. Kemi filluar edhe me parkun e Vaqarrit.


Ne kemi propozuar që Tirana të rrethohet nga një pyll orbital, me 2 milion pemë. Në vitin tonë të parë kemi mbjellë më shumë pemë se në 4 vjet.


Kemi marrë edhe disa vendime të tjera që kanë të bëjnë me zonën. Ne jemi të gatshëm që të negociojmë taksa me favorizuese nëse lëvizin nga qendra dhe zhvendosen këtu në Kombinat dhe kjo na ndihmon edhe në punësimin e banorëve të zonës. Do bëjmë një rehabilitim edhe të varrezave të Sharrës.


Kemi disa plane për një ndërtim masiv të shkollave. Kemi shumë shkolla në Kombinat që bëjnë mësim me dy turne”, deklaroi Veliaj.


7 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)