Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur sot në një takim tjetër me qytetarët në Tiranë, këtë herë në Njësinë 2.
Në nisje të fjalës së tij, para se të fliste për buxhetin, Rama iu drejtua të gjithë drejtuesve dhe punonjësve të bashkisë së Tiranës duke u thënë që të bëjnë sa më mirë të munden detyrën e tyre, që puna të shkojë përpara, në këto kushte sipas tij, kur kryebashkiaku është në burg.
“Në një farë mënyre është një ushtrim që ne e bëjmë dhe si rezultat i një situate që e dini mirë dhe që është situatë disi e imponuar nga rrethana që nuk varet prej nesh, por është domosdoshme që secili të bëjë atë që duhet që gjërat në Bashkinë e Tiranës të shkojnë sa më mirë”, tha Rama./ Top Channel




