Vendimi për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë, i marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, nuk kaloi pa mungesa dhe abstenime brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Katër këshilltarë të PS-së nuk morën pjesë në votimin për shkarkimin e Veliajt. Tre prej tyre Fabjan Topollari, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi ishin të pranishëm në sallë, por zgjodhën të mos votojnë. Ndërkohë, Gazment Paja dhe Joleza Koka munguan plotësisht në seancë.

Këto lëvizje brenda grupit socialist vijnë në një moment politik, ku vetë propozimi për shkarkimin e Veliajt u iniciua nga vetë PS, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e partisë, ku shpalli Ogerta Manastirliun si kandidate për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.