Erjon Veliajn në burg e ka çuar Edi Rama. Kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit, kryeministri është përgjegjësi kryesor për këtë drejtësi që kemi sot. Duke komentuar deklaratat e Ramës pas vendimit të Gjykatës së Lartë e cila la në burg kryebashkiakun e Tiranës, gazetari theksoi se sot kreu i qeverisë ka krijuar një çorbë me reformën në drejtësi.
“Ky që sot i thotë Erjon Veliajt, çfarë të bëjmë? Thotë kjo që po ndodh thotë s’ka ngjarë në asnjë vend të botës. Mor zotëri, a e ke bërë ti? A e ke bërë ti reformë? Po dili për Zot. Jo, këto të tjerat janë copë. Po SPAK dhe kjo tjetra hanë bukë veç. Jo, sistemi është një dhe sot po të kthehemi tek ai sistemi i vjetër, po ta krahasojmë, paskemi qenë mirë kur ishim keq. Kishte pak më shumë drejtësi për qytetarët në atë kohë dhe nuk kishte ndëshkueshmëri për politikanët. Pra në qoftë se ne kemi sot kemi krijuar këtë çamur, këtë çorbë, është çorbë derri, kryekuzhinieri i kësaj është kryeministri i vendit i cili fshihet, fut kokën e rërë tani si Struci. Herë mundohet t’i japim përgjigje Eron Veliajt. Ai e ka çuar atje, pa Edi Ramën nuk shkonte Erion Veli atje se ne e shohim”, tha gazetari Hoxha.
Sipas tij si në rastin e Metës dhe të Veliajt ka pikëpyetje në lidhje rezultatet e hetimeve mbi akuzat për korrupsion. Dhe ky thekson Hoxha është problemi që kanë qytetarët sot.
“Njeriu që u perceptua si më i korruptuari në atë kohë ishte Ilir Meta. Ku janë paratëÇfarë kanë kapur? Se po t’i pyesësh njerëzit thonë më i korruptuari, po çfarë ke kapur? Erjon Veliaj ka bërë namin. Po ku janë paratë? Pse do merremi me të brendshmen e bashkëshortes së Veliajt? Ky është problemi që kanë qytetarët e Tiranës sot”.
Duke folur për rastin e Erion Veliajt, gazetari Hoxha tha se kjo situatë ka krijuar vështirësi në administrimin e Bashkisë së Tiranës, pasi dokumente dhe shkresa zyrtare duhet t’i dërgohen për firmë kryebashkiakut në ambientet e paraburgimit.
“Isha para ca ditësh në Durrës. Shkonin tre herë, katër herë nga bashkia e Tiranës me vandakë, me shkresa. Ata gardianët e shkretë çfarë hiqnin atje? Thoshin ta kalojmë te , apo ta kalojmë këtej dhe t’ia çonin atij të firmoste. Dhe problemi ishte sa herë duhet të lejoheshin shkresat se ka orar burgu. Nuk mund t’i futësh orare pa orar. Ti ka orar të brendshëm burgu. Nuk mund të firmosë kryetari i bashkisë se s’është i lirë ai atje. Dhe vinin vandak nga Tirana që shkonin t’i firmoste ai brenda në burg. Ai brenda në burg e ka të limituar edhe aksesin që ka mbi informacionin edhe mbi çfarë ndodh mbi qytetin. Ai ka vetëm një dritare të vogël”.
Hoxha e shikon të pashpresë situatën me sistemin e drejtësisë për shkak se qytetarët po përballen me një drejtësi gjithnjë e më të ngadaltë, ndërsa numri i dosjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën para reformës.
“Kemi ardhur sot në këtë pikë thashë qytetarët e shkretë që nuk dinë nga t’i japin nuk i japin dot dum tek biznesit ti e sheh kërcet koburja atje, se po shteti i jep statusin e investitorit strategjik ja jep atje të pari dhe me mbivendosje dhe i thotë ma falje thotë se unë ta kam dhënë gabim thotë m kam paguar ata. Pra sot jemi para kësaj situate. Unë nuk shoh më e keqja e gjithë kësaj situate është që nuk po shoh dritë në fund të tunelit. Pra jemi futur në një qerthull që unë nuk e di si do të dalim dhe në qoftë se ne e nisëm reformën me 20 mijë dosje dhe sot janë 180.000. Më fal, po me një popullsi që zvogëlohet dhe me stokun që rritet, unë nuk e di sa sa i bie ë gjyqtarëve tanë, sa dosje duhet të kalojnë”.
