velipojeNjë turist belg ka mbetur i plagosur ditën e sotme në plazhin e Velipojës.


Burime nga policia e qytetit verior bëjnë me dije se pushuesi nga Belgjika, i identifikuar si Nasim Benhadou, 27 vjeç, ka qenë duke bërë xhiro me motor uji në det kur është rrëzuar dhe është plagosur në kokë.


27-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


4 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)