capture35-vjeçarja që humbi jetën mëngjesin e sotëm, bashkë me foshnjën e saj, në Maternitetin ‘Koço Gliozheni”, la dy fëmijë pa nënë. Vëllai i nënës fatkeqe Aida Cajka deklaroi për “News24” se policia e shoqëroi pas vdekjes së motrës, pasi ai kërkonte informacion nga mjekët dhe askush nuk i jepte shpjegime.


“U them mjekëve çfarë po ndodh më thanë pyet vete. Në atë moment i rashë xhamit , ndoshta pak më fortë seç duhet dhe xhami u thye. Në këtë moment kanë lajmëruar policinë dhe më kanë shoqëruar.”- deklaroi Fatjon Toska.


Vëllai i viktimës pretendon se mjekët dhe drejtoresha e spitalit kanë dhënë versione të ndryshme lidhur me vdekjen e foshnjës.


“E fusim brenda, mjeku thotë po marr koleget e mi. Tha fëmija ishte i gjallë. Në dokumentacion nuk vërteton se është bërë një ekografi që fëmija është gjallë. Më thanë na jep konsensusin që të bëjmë operacionin sepse bashkëshorti i saj nuk ishte këtu, dhe në një moment mjekët largohen dhe vetëm njeri prej tyre i bënte një masazh kardiak. Unë ende nuk e di shkakun e vdekjes së motrës dhe mbesës. Drejtoresha e spitalit më tha se në momentin që erdhi motra foshnja ka qene e vdekur, ndërsa mjekët më thanë që foshnja ishte gjallë”, deklaroi vëllai i 35-vjeçares, Fatjon Toska, i cili kërkon drejtësi për zbardhjen e ngjarjes.


Mësohet se bashkëshorti i 35-vjeçares Aida Cajka është emigrant në Itali dhe është nisur menjëherë drejt Tiranës, sapo ka marrë vesh për fatin tragjik të gruas dhe foshnjës së tij.


16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) “News24”