Këtë të shtunë ka dalë para togave të zeza Sebastian Muçmata, autori i ngjarjes së datës 19 shkurt, ku ngeli i plagosur 29-vjeçari Elvis Halilaj, kushëriri i kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Prokuroria ka kërkuar në gjykatë masën e arrestit me burg për Muçmatën, i cili akuzohet për veprat penale “vrasje ngelur në tentativa në bashkëpunim” si dhe “armëmbajtje pa leje dhe municioneve luftarake”. Kërkesa e prokurorisë për masën paraprake është miratuar nga Gjykata, duke vendosur lënien në burg pa afat të shtetasit Sebastian Muçmata.

Kujtojmë se autori i plagosjes para oficerëve të policisë gjyqësore ka deklaruar se kjo ngjarje është shkaktuar për shkak të konfliktit të pozicionit të punës së vëllait të tij, Zenel Muçmata.

Ky i fundit mban postin e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki, po sipas deklarimeve të autorit, ai ka ndikuar drejtpërdrejt ose indirekt në largimin nga puna të Elvis Halilajt.