Detaje të rënda kanë dalë në lidhje me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Gjirokastër, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga partneri i nënës së saj.

Lulzim Lleshi, xhaxhai i të miturës pretendon se janë ngacmuar seksualisht edhe vajzat e tija, 15 dhe 13 vjeç. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në vitin 2025, kur ato ndodheshin në Gjirokastër. Sipas tij, autorët janë Klodian Krusa, së bashku me vëllain e tij, Klemend Krusën, tashmë partnerë të ish-bashkëshortes dhe ish-kunatës së tij.

“Mirë që vëllain ma vranë në një tunel në afërsi të fshatit Zogjaj por na morën dhe dy bashkëshortet, por po abuzojnë dhe me fëmijët e mitur që janë gjaku jonë. Edhe dy vajzat e mia, njëra 15 dhe tjetra 13 vjeç në fund të gushtit të 2025 janë larguar nga Gjirokastra dhe kanë ardhur tek unë. Më kanë thënë se nuk shkojnë më atje sepse i ngacmonte seksualisht partneri i nënës. Drejtësia t’i dënojë me burg të përjetshëm ose do të bëj vetëgjyqësi. Mire që bashkëshortet na i morën por po na ngacmojnë dhe dy vajzat e mia dhe vajzën e vëllait”, tha Lulzim Lleshi.

Dy vëllezër nga Dibra Klodian dhe Kelmend Krusa u arrestuan nga polici, teksa akuzohen dhe për vrasjen e babait të 12-vjeçares, Artur Lleshit në vitin 2018. Trupi i tij u gjet i dekompozuar nën jë kanal, pasi ishte zhdukur për 8 muaj.