Dy vëllezër dyshohen të kenë kanosur dhe plagosur me sende të forta një shtetas, arrestohet njëri prej tyre. Në pranga ka rënë shtetasi Endrit Çeka, 31 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin E.Çeka, 27 vjeç dyshohen të kenë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasin R.N, 48 vjeç, banues në Elbasan.
Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit (vëllait ) të tij shtetasin E.Çeka, 27 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja, kryer në bashkëpunim”.
17 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)