Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me studentët e Kolegjit Europian të Bruzhit në Belgjikë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal dhe te akuzat nga Britania e Madhe sa i përket shqiptarëve hajdutë që ndodhen atje, duke iu përgjigjur: Kështu bëhesh kur del nga BE, flet gjepura”.

Këta njerëz, më së fundi po përhapin fjalën që vendi ynë nuk është një vend i zymtë, pa diell, e kriminal, ku shansi më i mirë është të të vjedhin dhe më i keqi është të të përdhunojnë. Shqipëria nuk është asgjë nga këto. Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht që Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë. Mbretëria e Bashkuar është i pari. Ata thonë po, se shqiptarët kanë shkuar atje. Kështu bëhesh kur lë Bashkimin Europian. Flet shumë gjepura”, u shpreh Rama.