Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e presidentit Bajram Begaj për t’i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.
Pas këtij vendimi, Gjykata SKushtetuese do të shpallë vakancën.
Ndërsa kreu i shtetit duhet të nisë procedurat për anëtarin që do të zëvendësojë Bejtjën.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar interpretimin mbi mandatin e anëtarëve aktualë, duke theksuar se, në këtë fazë tranzitore, do të zbatohet parimi i përteritjes së pjesshme të përbërjes së saj.
Ky parim vjen si rrjedhojë e nevojës për rikthimin e funksionimit të rregullt dhe të balancuar të institucionit pas krizës kushtetuese të viteve të fundit.