Pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO për masën “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike. Nënkryetari i PD dhe i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar këtë vendim si absurd dhe një përpjekje të hapur për të bashkëpunuar me mazhorancën.

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohë!” – ka deklaruar Gjekmarkaj.