Seanca gjyqësore ndaj këngëtares Fjolla Morina është shtyrë për në orën 14:00, pas pretendimeve se ajo mund të jetë shtatzënë.


Mësohet se prokurori i çështjes ka thirrur në seancë edhe një gjinekolog për të vërtetuar shtatzaninë e këngëtares.


“Nuk mjafton një eko për të vërtetuar shtatzaninë”, ka deklaruar prokurori.


Fjolla u arrestua pak ditë më parë në pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi u kap me dy armë zjarri tip pistoletë me vete.


Prokuroria ka kërkuar masën “arrest shtëpie” dhe garanci pasurore 5 milionë lekë për këngëtaren e njohur. Ndërsa vendimi do të jepet nga gjyqtarja Merita Karaj.


Fjolla ka pranuar autorësinë e armëve, ndërsa është shprehur se i kishte harruar në çantë, ndërsa në “Audi” ndodhej së bashku me dy persona të tjerë.


Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.