Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga data 1 tetor do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve e restoranteve, ndërsa theksoi se do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura lokalet e natës, pubet, diskot.
“Në vijim të paketës së masave, Komiteti Teknik ka vendosur rihapjen e kafeneve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura”, njoftoi ministrja.
Ministrja e Shëndetësisë tha thënë se respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik.
Sipas Manastirliut, stafi i tyre duhet të jetë i pajisur me maska dhe dorezë dhe të respektojnë të gjitha rregullat anti-covid.