Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me 81 vite burg total.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi theksoi se një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli dhe as të barazojë agresorin me viktimën.

I ftuar në studion e Top Story, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri tha se Kuvendi sot duhet të kishte vetëm agjendën e Kosovës dhe se nuk mund të mjaftohej vetëm me një rezolutë.

“Pashë disfatizëm sot, kokëulje dhe pashë një lloj mllefi që nuk dinin çfarë të bënin. Parlamenti sot duhej të kishte vetëm një agjendë, Kosova. Kërkuam një rezolutë me hapa konkretë për të bërë një lobim në Perëndim e kudo, për të thirrur ekspertë të mirë ndërkombëtarë si eksperienca kroate…. Shqiptarët presin përgjigje dhe se çfarë do të bëjmë. Pasojat i dimë që do jenë shumë të rënda, dhe kjo është e papranueshme. Që parlamenti shqiptar të kënaqet vetëm me një rezolutë, kjo nuk shkon”, u shpreh deputeti.

Top Channel