Në një aktivitet të vecantë Këshilli Bashkiak dhe Bashkia e Gjirokastrës i kanë akorduar titullin “Qytetar nderi”  mjekut të mirënjohur Tritan Kalo. Në organizimin e zhvilluar në kodrën e obeliskut kanë qënë të pranishëm zëvendësministri i mbrojtjes, Petro Koçi, përfaqsues të pushtetit vendor, institucioneve publike, mjekë, intelektualë, të afërm të tij, etj.


Mjeku Tritan Kalo, me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës ka një karierë të spikatur në fushën e mjekësisë dhe vecanërisht  në sëmundjet infektive.


Për 38 vjet ai ka kontribuar  edhe si mësimdhënës në fakultete të ndryshme të mjekësisë. Së fundi sfida dhe kontributi i tij në përballjen me sëmundjet infektive kulmuan më punën e çmuar të doktor Tritan Kalos  në situatën aktuale të pandemisë së covid 19.


Pjesëmarrësit në ceremoninë e organizuar në Gjirokastër vlerësuan punën e tij si një prej personaliteteve të mjekësisë në vendin tonë.