Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka shkuar në Kuvend, teksa prej disa orësh po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut. Që prej orës 10:00, në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja për zëvëndëskryeministren Belinda Balluku.
Këshilli i Mandateve është mbledhur sot në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
SPAK po përfaqësohet në këtë mbledhje nga tre prokurorë, drejtuesi i institucionit Klodian Braho si dhe dy prokurorët që po hetojnë zv.kryeministren, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Ndërsa zv.kryeministrja Balluku përfaqësohet nga Pamela Qirko dhe Ardian Kalija. Të pranishëm në mbledhja janë edhe 10 anëtarë të Këshillit, 5 deputetë socialistë dhe 5 demokratë.
Mbledhja ka nisur me debate, pas kërkesës së Partisë Demokratike për t’a zhvilluar atë me dyer të hapura.


