Këshilli Zgjedhor i Venezuelës ka njoftuar se votimet për të zgjedhur pasardhësin e presidentit të ndjerë, Hugo Chavez, do të mbahen më 14 prill. Drejtimin e përkohshëm të vendit, të premten e ka marrë zv/presidenti Nicolas Maduro.
Ky i fundit do të garojë në zgjedhje si kandidat i socialistëve të Chavezit, ndërsa Henrique Capriles si kandidat i opozitës.
Capriles ka humbur kundrejt Chavezit në zgjedhjet presidenciale të tetorit të kaluar. Chavez ndërroi jetë ditën e martën, pas betejës dyvjeçare me kancerin.
10 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)