Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar këtë të hënë në emsionin Breaking në Top News ku foli rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.

Ai gjithashtu dha komentin e tij në lidhje me ministren me inteligjencë artificiale “Diellën” dukee cilësuar si një veprim ekstravagant i zotit Rama. Ai shtoi se ne si vend i vogël na duhet një tjeër vend që të marrim shembull e të mbështetemi diku, por ky veprim u bë që njerëzit të merren me diskutim.

Ish-presidenti shtoi se nëseai do të duhej të dekretonte këtë gjë nuk dota merrte përsipër por do ta kalonte në Gjykatë Kushtetuese.

“Së pari, inteligjenca artificiale dhe robotika, në përgjithësi, konsiderohen si një progres i rëndësishëm në jetën e njeriut. Por në këtë rast, kemi të bëjmë me një gjest ekstravagant të Kryeministrit. Ne jemi një vend i vogël dhe kemi më shumë nevojë për përvoja reale, qoftë edhe të huazuara nga vende të tjera, madje edhe nga ato ku qytetarët tanë emigrojnë. Edhe nëse do të kishim vetëm një shembull të suksesshëm, ai do të mjaftonte për të mbuluar një pjesë të boshllëkut tonë.

Kjo më kujton debatet e forta që janë hapur në të kaluarën si për ‘Ballkanin e Hapur’ apo për çështjen e ‘shtetit bektashi’ të cilat nuk u mbyllën kurrë. Qëllimi është të hedhin njerëzit në diskutim dhe t’i mbajnë atje, pa zgjidhje.

Si frazë të parë do të thoja: është një proces në vijim. Kryeministri ka shkuar te Presidenti, i cili ka propozuar z. Rama për kryeministër. Vetëm pasi të dekretohet qeveria, do kemi një situatë më të qartë. Deri atëherë, gjithçka mbetet në nivel hipotezash. Këto hipoteza i bëj për të shmangur çdo paragjykim ndaj Presidentit do të presim, do të shohim.

Nëse do të isha unë në vendimmarrje, do ta konsideroja një eksperiencë sfiduese. Çdo institucion do të përballej me një situatë të tillë dhe do të duhej të ishte i sigurt për dekretimin. Në raste kur kemi të bëjmë me çështje sfiduese, Presidenti ka një instrument ligjor: mund ta referojë situatën në Gjykatën Kushtetuese, dhe ajo do t’i qetësonte të gjitha palët. Unë nuk jap këshilla dhe nuk paragjykoj, nuk do ta merrja këtë lloj peshe mbi supe.

Pastaj, për mënyrën se si e arsyetoj unë këtë çështje qëndron apo jo për mua personalisht nuk qëndron. Mund të kesh diellin si këshilltar, por nuk mund ta autorizosh diellin të marrë vendime për ty. Në këto kushte, ajo që kemi parë është një shfaqje spektakolare dhe ekstravagante.”, përfundoi ish-presidenti.