Anila Aliaj, anëtare e Kryesisë së Degës së Kamzës në Partinë Demokratike, është përjashtuar nga grupi pas një debati të ashpër me Flamur Noken.
Gjatë një mbledhjeje ku u diskutua analiza e zgjedhjeve dhe aksionet e ardhshme, Aliaj ngre pyetje rreth vendimeve të Kryesisë dhe shprehu shqetësimet e saj për mënyrën e drejtimit të partisë, duke theksuar se kishte qenë e lodhur nga kundërshtimet dhe vendimet e marra pa konsultim.
Në intevistë në emisionin “Shqipëria Live” ditën e sotme në Top Channel, ajo kritikoi reagimin e drejtuesve të partisë, përfshirë Albana Vokshin, që sipas saj, nuk ndërhyri për të ndaluar situatën.
Aliaj e cilësoi veprimin për ta larguar si një “veprim komunist të paburrë” dhe shprehu zhgënjimin për mënyrën si ishte trajtuar gjatë debatit, duke theksuar se ishte një kontribuese e PD-së dhe jo një militante e thjeshtë.
“Ishim përgatitur për mbledhjen, analiza e zgjedhjeve dhe aksioni në vazhdim. Nga data deri në pranverë s’kishim pasur takim, kisha pyetje të mia. Nuk kam replikuar për herë të parë me Noken. Pse pyeten vetëm vendimet e juaja, por jo vendimet e kryesisë tonë? Më tha jam lodhur nga kundërshtimet, kam pyetje dhe me tha jam lodhur të nxjerr jashtë. I thashë që nuk jam në shtëpinë tënde. E përfundova pyetjen time, jo gjithçka, sepse i përzieu të gjitha dhe e ktheu në debat, nuk mendova se do të shkonte edhe pse kam pasur përplasje dhe kam pasur dhe kërkesa të largohem. S’jam militante, jam kontributore demokrate, punëtore që ka punuar dhe ka shkëlqyer ku ka punuar. Pavarësisht patronazhistëve, dhe të më kërkohet dalja për pyetje është e patolerueshme. Veprim i Nokës komunist i paburrë. Kur ti më fton në shtëpi dhe më nxjerr, çfarë të të them, ndihem ngushtë nga fjalët e tij.
Albana Vokshi nuk ka ndërhyrë, bëri rolin sikur s’ndodhte asgjë, edhe pse pyetjet i kam bërë përpara se PD nuk funksionon më me forumin e grave prej vitesh. S’është për fajin tim, është për faj të drejtuesve. Nëse nuk mban situatën, largohu. Ajo duhej të ngrihej dhe të thoshte këtë. Si mu drejtuan dhe pranuan që të largohem, ishte qëndrim i niveleve të ulëta. Më erdhi mirë që u shpërnda videoja, unë nuk jam pjesë e videos, isha duke debatuar, kishim mbledhje kryesie, jo anëtarësie.”, tha Aliaj.
