Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë E Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.
SPAK zbarkoi sot në Durrës, por sipas burimeve ish-kryetari i kësaj bashkie ndodhej në Tiranë.
Bëhet me dije se është vënë nën hetim pasuria e ish kryetarit të Bashkisë së Durrësit, ndërsa kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e zyrtarëve të tjerë.
Një veshje e bardhë ka mbuluar hyrjen e Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku pritet të mbërrijë Vangjush Dako, i arrestuar këtë pasdite.
Në institucion janë marrë të gjitha masat për sigurinë e ish-kryebashkiakut të Durrësit.