Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 30 shtatorit në qytetin e Përmetit.

Rreth orës 17:00, në Lagjen e Re, një 40-vjeçare, e dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.

Për pasojë, gruaja ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se 40-vjeçarja ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.