Në dukje ishte i pafajshëm, dhe informacionet e policisë për të tregonin të njëjtën gjë, por një kontroll më i detajuar i policisë italiane bëri që i riu shqiptar të përfundonte në pranga.
23-vjeçari shqiptar mbërriti në Itali vetëm një muaj më parë, dhe u arrestua në Foligno nga policia që e kapi duke shitur kokainë në zonën e spitalit.
Ai kishte mbi 9,000 euro në shtëpi, të ardhura si rezultat i veprimtarisë së paligjshme.
Pas disa orësh, policët, të cilët kishin marrë informacione edhe nga disa njerëz, panë që i riu shiti katër doza droge.
Më pas ndaluan makinën e të riut dhe e identifikuan. Gjatë kontrollit pasues në shtëpi, përveç tre pakove me prerje precize dhe materialit për paketimin e dozave individuale të kokainës, policia gjeti 9.050 € para të gatshme, nga të cilat 23-vjeçari nuk ishte në gjendje të justifikonte posedimin.
Paratë u sekuestruan, ndërsa i riu shqiptar u arrestua dhe u mbyll menjëherë në burg në Spoleto.