6 vite monitorim për bashkitë e vendit zhvilluar nga “Faktoje”, Organizata e pare jo qeveritare e verifikimit të fakteve në media, tregojnë se mbajtja e premtimeve elektorale mbetet problem serioz. Projekti “40 Premtime, 10 Bashki” për vitin 2025 tregon se vetëm 12,5% e premtimeve janë përmbushur plotësisht, 30% pjesërisht, ndërsa 57,5% mbeten të pambajtura ose të shtyra pa afate të qarta.

Mosrealizimet lidhen kryesisht me projekte infrastrukturore dhe shërbime publike: rehabilitimin e rrugëve dytësore, përmirësimin e kanaleve kulluese, menaxhimin e mbetjeve, investime në shërbime sociale dhe transport urban. Shumë prej tyre janë premtime të ricikluara nga mandatet e mëparshme dhe disa tejkalojnë kompetencat e kryetarëve të bashkive, si ndërtimi i Rrugës së Bregdetit në Kavajë apo gazifikimi i Korçës.

Nga monitorimi rezulton se bashkitë me mosrealizime më të shumta janë Durrësi, me 8 premtime të pambajtura, Elbasani, Vlora, Kurbini dhe Patosi me nga 5 secila, ndërsa projekte të tjera të papërmbushura në Korçë, rindërtimin e pallateve DS5 në Durrës, ndërtimin e pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore në Elbasan, dhe tregun bashkëkohor në Fier.

Shkaqet kryesore të mosrealizimit janë planifikimi jo realist gjatë fushatës, kapacitetet e kufizuara administrative, mungesa e investimeve konkrete dhe varësia nga fondet qendrore ose donatorët.

Sipas “Faktoje” sfidat për mbajtjen e premtimeve mbeten të mëdha, sidomos për projektet infrastrukturore dhe zhvillimore që kërkojnë koordinim me institucionet qendrore.