Deputeti i Vetëvendosjes Nezir Kraki, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe vendimet e njoftuara prej tij, në kohën kur në vend po zhvillohen protesta.
Gjatë fjalës së tij, Kraki ka thënë se në Shqipëri kryeministri po merr vendime që kufizojnë liritë bazike të qytetarëve, ndërsa ka theksuar se në vendet e Bashkimit Evropian vendime të tilla merren vetëm nga gjykatat.
‘’Dmth ne Shqiperi vet kryeministri merr vendime qe kufizojne lirite bazike te qytetarit. Ne vende te BE per te cilat ky flet, vetem gjykatat kane marrin vendime te tilla. Ku po mendon se eshte kryeminister ne Rusi’’, ka shkruar ai.
