Gjatë një takimi me gratë në qytetin e Korçës, kryeministri Edi Rama shprehu vlerësimin e tij për rolin e tyre në shoqëri dhe nuk i kurseu batutat.

Ai theksoi se gratë janë shtylla e stabilitetit dhe se mbështetja e tyre për qeverinë është thelbësore, duke vënë në dukje se “PS mbështetet nga 56% e grave dhe vajzave në rang vendi, ndërsa në disa qarqe kjo shifër arrin deri në 65%”.

“Mbështetja e grave duhet shtuar. Bëhet puna më mirë. Parafytyroni sikur ju të ikni një muaj nga Korça, mbyllni telefonat dhe lërini burrat vetëm këtu. E imagjinoni kur të ktheheni çfarë do të gjeni? Njerëz me lesh deri këtu duke ardhur vërdallë nëpër Korçë,” u shpreh Rama me ironi.

Ai shtoi se nëse gratë do të mbeteshin në qytet dhe burrat do të largoheshin, “nuk do të kishte më asnjë të dehur në orët e natës, asnjë sherr dhe asnjë qindarkë të humbur në bixhoz”.