Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, tensionet kanë shpërthyer mes deputetit të PL-së, Tedi Blushi, dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Blushi ka akuzuar Manjan se i ndërpret fjalën vetëm atij, duke krijuar një moment tensioni në seancë.

Debati ka ardhur pas disa shkëmbimeve të ashpra, ku Blushi ka pretenduar se sjellja e Manjës është e njëanshme dhe ka pasur përqendrimin tek fjalët e tij, ndërkohë që Manja ka reaguar duke kundërshtuar këto akuza.

Pjesë nga debati:

Blushi: A mund të mos më impononi mendimin

Manja: Nuk është imponim. Ke gjë për nenin 2?

Blushi: Vetëm mua ma ndërprisni fjalën. Edhe unë për nenin 2 e kam. Gjithë të tjerëve…

Manja: Ç’është kjo ‘ka kapur për fyti drejtësinë..’ neni dy që ndryshon nenin 5… Çfarë janë këto?

Blushi: Unë kam të drejtën të shpreh mendimin tim.

Manja: Unë dhe Bylykbashi kemi marrë pjesë në shumë komisione. Kur lexon nenin 77 , lexo dhe nenin 3 të Kushtetutës.  Opozita mund të kërkojë komision hetimor…