Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se opozita do të nisë procedurat për të kërkuar shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ky vendim i opozitë vjen pasi sipas tyre, Peleshi në vetëm 2 seancat e para që ka drejtuar, ka shkelur rëndë Kushtetutën.

“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por një kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama.

Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën. Do të ketë vendime hap pas hap të grupit parlamentar”, tha Bardhi.