
Partia e Albin Kurtit do të ketë kandidatët e saj për deputetë në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Lëvizja Vetëvendosja kthehet në një parti politike në Shqipëri duke iu futur kështu betejës elektorale. Vecc zgjedhjeve parlamentare në Kopsovë, Vetëvendosja angazhohet në zgjedhjet në Shqipëri, duke përbërë kështu një forcë të politike që e ka qendrën bazë jo në Shqipëri.
Sot janë prezantuar dy kandidatët e parë për deputetë për qarkun e Tiranës dhe të Lezhës. Bojken Abazi, kreu i lëvizjes në Tiranë është kandidati i i VV-së për Tiranën dhe i dyti është Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës, një i ri i aktivizuar pothuajse prej 10 vitesh pranë kësaj lëvizjeje.
Prezantimi i këtyre dy emrave u bë në selinë që kjo lëvizje ka në Tiranë, ndërsa u tha se zgjedhja e tyre ishte bërë pas një votimi të hapur nga mbështetësit.
Përfaqësuesit e kësaj Lëvizje bënë të ditur se në ditët në vijim do të prezantojnë edhe kandidatët e tjerë për deputetë.
Vetëvendosja është haptasi kundër kryeministrit Edi Rama. Mes tij dhe Kurtit që ishte kryeministër nuk pati ndonjë “feeling” politik dhe se vizita e parë në Tiranë u shoqërua me përplasje dhe polemika, kjo sa i përket nismës për shengenin Ballkanik.
Tashmë pritet të shihet pesha reale e kësaj partie në Shqipëri, e cila vitet e fundit si lëvizje ka qenë shumë aktive në politikë.
Vetëvendosja i shtohet disa partive të tjera të vogla që garojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, përfshirë Nismën, partinë e ish-kryeparlamentares Topalli, apo partinë që do të udhëhiqet nga Myslym Murrizi.