Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e ndodhur në Maliq, ku një 61-vjeçar i vetëvra.
Mësohet se shkak për aktin e rëndë është bërë gjendja e rënduar e tij, pasi 3 muaj më parë i kishte ndërruar jetë bashkëshortja. Viktima jetonte në fshatin Vashtëmi me nënën e tij, ndërsa fëmijët i ka jashtë shtetit.
61-vjeçarin e ka gjetur të pajetë nëna e tij, raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.



