vetevrasjaLiderja e krahut të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka shprehur ngushëllime për personin i cili është vetëvrarë të martën në katedralen Notre-Dame de Paris, në kryeqytetin francez.


Le Pen, e cila udhëheq Frontin Kombëtar, ka thënë se akti është “politik” dhe “shenjë zgjimi për popullin e Francës”.


Personi i vetëvrarë është identifikuar si Dominique Venner, një historian, i cili së fundmi është përfshirë në fushatën kundër vendimit të qeverisë për të legalizuar martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.


Të shtunën, presidenti i Francës, Francois Hollande, ka nënshkruar në ligj këtë masë. Le Pen ka qenë rivale e Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.


22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)