Tiranë
Vetëvritet me armën e gjahut, policia dyshon që ngjarja të jetë aksidentale. Agustin Çela është gjetur i vdekur pranë banesës së tij nga të afërmit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe paraprakisht dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale. Sipas uniformave blu, dyshohet që Çelës t’i jetë shkrepur në dorë arma e gjahut. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, i cili i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Kjo e fundit do të ndihmojë policinë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e gjahut, me të cilën dyshohet që është kryer vetëvrasja në mënyrë aksidentale.