Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ndërsa mësohet se një punonjës i gardës së Republikës, është vetëvrarë.
Viktima është identifikuar si shtetasi G. Lelçaj, ndërsa ngjarja ka ndodhur në garazhin e makinës, pranë banesës së tij. Ai është gjetur në makinë, i vetëvrarë me armën e shërbimit.
“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia.


