Një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes është gjetur i vetëvrarë nga kolegët e tij në ambientet e ministrisë. Nuk dihen ende motivet që e shtyjnë punonjësin e ministrisë së Mbrojtjes të ndërmarrë aktin ekstrem, por policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Paraprakisht mësohet se Gëzim Tare, 53 vjeç nga Gramshi, korrieri i ministrisë, i ka dhënë fund jetës duke u vrarë me pistoletën e një kolegu të vet. Ngjarja mendohet se ka ndodhur pasditen e djeshme, teksa në sheshin “Skënderbej” zhvillohej parada ushtarake.


Burime jozyrtare bëjnë të ditur se Tare mund të ketë kryer vetëvrasjen në kushtet e depresionit, pasi ai ka pasur probleme familjare.


29 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)