Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Shpatharit, duke përfunduar në ujë.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka shkatërruar barrierat anësorë të urës dhe ka rënë në ujë. Brenda automjetit ndodhehsin 3 të rinj, të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin nga makina duke shpëtuar pa asnjë lëndim. Në vendngjarja kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.


