Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Dovelanë, ku 3 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



